“Lëreni njeriun ta fusi tollumbin në sherbet”/ Albano Bodgo komenton lidhjen e Donaldit me Beatrixin

Dec 17, 2021 | 12:58
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka komentuar Vipat e Big Brotherit, ku është ndalur tek lidhja e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt.

Bogdo ka qenë i ftuar në emisionin “Roped with Olsi”, të Olsi Bylykut, ku i është përgjigjur të gjitha pyetjeve me shumë sinqeritet dhe pa u hezituar.Një pyetje që iu bë aktorit të humorit ishte se cili nga banorët e “Big Brother VIP” e acaronte më shumë, ku sipas tij ishin të gjithë pa përjashtim.

Pjesë nga biseda:

Olsi: Kush është personi që të acaron më shumë në “Big Brother VIP”?

Albano: Të gjithë, Ilir Shqiri, Donaldi, Beatrixi, Sabiani, Fifi, Monika.

Olsi: Të gjithë domëthënë?

Albano: Kush ngeli tjetër, se mos harrova ndonjë se i ngelet hatri, njëri më m*t se tjetri. 40 veta në një shtëpi, ju ngjitën Donaldit, lërëni njerun të fusi tollumbin në shërbet, ça keni ju, jo po e pret Bora jashtë, po shkriu bora pra doli dielli çfarë të bëjmë tani.

Olsi: E di kush është më e bukura, që ne jemi në regjistrim.

Albano: E di që jemi në regjistrim, i them me koshiencë unë këto, ti je dehur, unë e di që do dalin, mbaj përgjegjësi të plotë për këto që them.

Olsi: Nuk do prejmë asgjë nga këto që thamë.

Albano: Po çfarë ka për të prerë, po pse e zuri Donaldi dashnore atë, për ta mbajtur në bufe për bukuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura