Pas publikimit të projektit të fundit muzikor të Beatrix Ramosaj, këngëtari i njohur Eugent Bushpepa u përfol për një lidhje me të, pasi u shfaq në klipin e saj në skena hot.
Ramosaj u rikthye në muzikë pas tre vitesh mungesë, ndërkohë që në një postim në “Instagram” shkruante se ky projekt do të thoshte gjithçka për të: “Eugent Bushpepa, ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi, që për mua do të thotë shumë. Pjesëmarrja jote në të për mua do të jetë një nga kujtimet më të bukura për mua!”.
Por, një postim i Oriola Marashit i bëri lëmsh të gjithë. Teksa mbështeti shoqen e saj për këngën e re, modelja shkruante ndër të tjera në “Instastory”: “Çifti më i mirë”.
Këto fjalë ngritën shumë dyshime për marrëdhënien që mund të ketë Eugenti me Beatrixin, edhe pse nuk ka asnjë gjurmë tjetër që të vërtetojë se dyshja po shijon një romancë bashkë.
E pas kësaj ishte vetë Eugenti që deklaroi për Ardit Gjebrenë, se prej një viti kishte nisur një lidhje të re, detaje për të cilën dha në “Soiree”, duke treguar se ishte bionde. Pasi i dha fund marrëdhënies disavjeçare me vajzën e quajtur Andia, Bushpepa po shijon një romancë të re, por personi që i ka vjedhur zemrën nuk është Ramosaj.
Ndër të tjera, ai tregoi se e ka prezantuar me mamin dhe motrën, ndërkohë që nuk është pjesë e artit, por që është rockere në shije muzikore dhe stil. Ai theksoi se nuk është xheloze, madje është shumë tolerante.
Në gjatësi është mesatare dhe nuk e ka në plan të marrë pjesë ndonjëherë në klipet e tij. Në këtë moment të intervistës hyri motra e tijm Eva, e cila tregoi se kur mami e pa për herë të parë, tha se Genti ka një defekt që i sjell të gjitha të dashurat në shtëpi.
Ai tregoi se ajo pëlqen këngën “Ëndërr reale” të tij dhe sa i përket hapit të rëndësishëm për ndonjë plan për familje apo për t’u bërë baba, Eugenti u përgjigj: “Shumë herët për ta thënë!”.
Po ç’ndodhi me Andian, vajzën brune që ai tre vite më parë i dedikoi këngën “Mall”, me të cilën fitoi “Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH”. Andia u konsiderua dhe “vajza fatsjellëse” e Eugentit, e cila e shoqëroi në Lisbonë, dhe me të cilën kishte planifikuar të bëhej baba.
Këngëtari 36-vjeçar, i cili e shprehu hapur se këngën “Mall” e kishte shkruar në një moment kur të dashurën e kishte larg, rrëfeu se Andia ishte dashuria e tij e madhe dhe e vërtetë. Në 2018-ën ajo që binte në sy me përfaqësuesin e Shqipërisë, Bushpepën, ishte fakti se ai mbante në krahun e tij në çdo dalje publike në Lisbonë të dashurën, Andian, së cilës edhe i dedikoi kënga “Mall”.
Ai bashkëjetonte prej më shumë se 6-vitesh me vajzën brune të panjohur në publik, me të cilën u shpreh para se të nisej në Lisbonë se po planifikonte të sillte në jetë fëmijën e parë. Çifti që u njoh në lokalin ku rockeri këndonte netëve, edhe në këtë rrugëtim, nuk ndaheshin asnjë moment nga njëritjetri. Njeriu i tij i zemrës e ndoqi nga salla e Pallatit të Kongreseve, duke i sjellë fatin e mirë Bushpepës, ndërsa u pa të largohej i lumtur bashkë me kupën dhe partneren e tij, për të cilën ai shkroi këtë këngë që nga vargjet e deri te muzika.
E njëjta gjë ndodhi edhe me gjysmëfinalen e Eurosong, kur pas një performance mjaft të mirë, ai arriti të hynte finale dhe e dashura ishte po aty në krahun e tij të djathtë. Burime pranë ish-çiftit kanë treguar se xhelozia e Andias është bërë shkak që Genti t’i jepte fund.
Kontradiktat mes tyre u bënë më proplematike pasi Genti mori me qira një ambient underground, ku performonte me grupin dhe vinin ta dëgjonin shumë fanse të tij. Kantautori që nisi lidhjen e re fill pas ndarjes, u përpoq ta mbante të fshehtë prishjen e lidhjes mbi 6- vjeçare, për të mos humbur besimin e fansave, duke qenë se kishte deklaruar se ajo ishte vajza që i kishte kënduar me shpirt.
GENTI & ANDIA, SI U NJOHËN NË LOKALIN KU ROKERI KËNDONTE DHE PPRISHJA E PLANEVE PËR MARTESË
Për këngëtarin e njohur të rock-ut, vajza brune Andia Çakshiri, ishte gjysma më e mirë që Eugent Bushpepa kishte zgjedhur prej 6 vjetësh. Një dashuri që lindi në lokalin ku Genti këndonte, një dashuri e largët në pamje të parë, por e bukur siç ka rrëfyer vetë çifti.
I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Genti e kishte të vështirë ta ruante modestinë kur fliste për Andian, gjysmën e tij më të mirë, që disa vite më parë i tërhoqi vëmendjen, pikërisht sepse nuk donte të tërhiqte vëmendje.
“Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik”, citohet të ketë treguar ai.
“Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar…”, tregoi Genti për takimet e para me Andian, pas momentit kur ajo kishte filluar t’i pëlqente.
Ndërsa Andia, nga ana tjetër, e përshkruante takimin e parë me Gentin si një gjë shumë të bukur, por krejtësisht larg saj. Njohja me Gentin dhe më pas daljet me të erdhën si diçka krejt e natyrshme, pa asnjë sforcim:
“Me Gentin jam njohur në lokalin ku luante. Unë isha me një mikeshën time, e cila kishte këmbëngulur që të shkoja. Më pëlqeu shumë ambienti, atmosfera e ngrohtë. Gjithçka ishte mjaft e rehatshme. Unë nuk isha shumë fanse e jetës së natës, por e përsëritëm këtë gjë edhe herë të tjera…”, tregon Andia.
E, me sa duket, Andia ka qenë muzë frymëzimi jo vetëm për këngën “Mall”, por edhe disa të tjera që ai i ka përfshirë në albumin e tij. Pas 6 vjetësh njohje çifti krijuan marrëdhënie të konsoliduar, pasi prej kohësh kishin nisur bashkëjetesën, ndërsa kishin filluar edhe diskutimet për martesë një ceremoni intime, vetëm për vete, për familjarët dhe miqtë e ngushtë. E ndërkohë që diskutimet për martesë i bënin për vitin 2018 ose 2019, në vend të dasmës erdhi ndarja, që fillimisht u mbajt sekret nga Bushpepa.