Liga e Europës/ Kukësi mposht Rudarin, ja me kë luan turin tjetër

Jul 7, 2016 | 19:16
SHPËRNDAJE

Kukësi ka mposhtur 1-0 në Mal të Zi Rudarin vendas falë golit të Gurit në minutën e 79 të ndeshjes së kthimit të turit të parë eliminator të Europa League.

Skuadrës shqiptare i mjaftoi goli i Gurit për të kaluar në turin e dytë, pasi ndeshja e parë pati përfunduar 1-1.

Untitled-77-470x286

Tashmë, në turin tjetër, Kukësi do të përballet me Austrian e Vjenës. Për këtë takim, presidenti Gjici mësohet se ka vendosur një premio, e cila është rreth 70 mijë euro, por që mund të shkojë edhe në 100 mijë euro.

Kujtojmë se Kukësi e mbylli ndeshjen me 1 lojtar më pak, pas daljes me kartonin e kuq të Grecës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura