Ligji për akcizat/ Ministri i Financave: Do të hiqet koncesionari i ‘pullave fiskale”! Nga janari 2025 shërbimin do ta bëjë shteti me kosto më të ulët

Jul 16, 2024 | 11:16
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave, Ervin Mete foli për ligjin e akcizës, duke thënë se do të hiqet koncesionari i pullave fiskale dhe ky shërbim do të ofrohet nga shteti.

ervin mete

Në fjalën e mbajtur në Komisionin e Ligjeve, Ministri shpjegoi se qëllimi për të cilin vjen sot projektligji lidhet ngushtësisht me një proces të përcaktuar që është heqja e koncesionarit të pullave të akcizës nga ligji dhe theksimi që tashmë ky është monopol shtetëror, pra prodhimi dhe shpërndarja e pullave dhe do të realizohet nga një person juridik publik i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Ministri theksoi se është ngritur një grup i gjerë pune, vjet në dhjetor, që po ndjek procedurat e përmbylljes së koncesionit të pullave fiskale.

“Në ligjin e akcizave ka qenë i parashikuar koncesionari që ofronte shërbimin e pullave fiskale. Duke qenë se ky koncesion përfundon më 31 dhjetor të këtij viti dhe do ti kalojë shtetit. Si koncesionari ashtu edhe procedurat të hiqen nga ky ligj dhe të theksohen që pullat fiskale janë monopol shtetëror dhe Këshilli i ministrave do caktojë një person juridik  publik të autorizuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale dhe elementëve të sigurisë. Që në dhjetor të vitit të kaluar është  ngritur një grup pune për të menaxhuar procesin e daljes. Përfundon në 31 dhjetor dhe ka lindur nevoja për të ndryshuar ligjin e akcizës për të hequr koncesionarin e pullave”, tha ministri në fjalën e tij.

Ministri u shpreh se ky ka qënë një koncesion i kushtetueshëm dhe qëndrimi i ministrise është që do të duhet të ofrohet me kosto më të ulëta në të ardhmen.

“Qëndrimi ynë paraprak është që në të ardhmen të ofrohet me një kosto më të ulët. Do ketë një analizë të posaçme, por ky ka qenë një koncesion i kushtueshëm edhe në krahasim me rajonin dhe qëndrimi ynë që në të ardhmen të ofrohet me një kosto më të ulët dhe besoj që edhe nga ana e biznesit do jetë e mirëpritur”, sqaroi ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura