Ligji “Për Policinë e Shtetit”, Lleshaj reagon pas ndryshimeve që miratoi Kuvendi

Dec 21, 2018 | 11:23
SHPËRNDAJE

“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj”. Keshtu shkruan sot ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, duke reaguar pas votimit te ligjit per  “Për Policinë e Shtetit”, mbreme nga Kuvendi.

lleshaj

Ministri Sandër Lleshaj shkruan në twitter:

Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.

Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura