Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po u jepet ndihma mjeksore deputetit Bujar Çela dhe të plagosurve nga aksidenti që ndodhi sot pasdite në Lushnje.
Nikolla u takua me personelin mjeksor dhe familjarët e të dëmtuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.
Gjendja e të lënduarve ndodhet stabël, sipas shefit të Urgjencës së Traumës.
“Deputeti ka ardhur para një orë. Është intervenuar në spitalin e Lushnjes, ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Erdhi këtu, ne rihymë sërish dhe sapo e futëm në sallë. Ka disa plagë në pjesën e barkut.
Gjendja është stabël, ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë” tha mjeku.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al