Lindita Nikolla: Zemra e Agim Doçit pushoi së rrahuri! Ai do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë

Jun 24, 2024 | 10:07
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të poetit të mirënjohur shqiptar, Agim Doçi mëngjesin e sotëm.

Agim Doçi1

Kryeparlamentarja ka vlerësuar krijimtarinë e mjeshtrit, duke e quajtur “artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë”.

“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijëra këngëve, të qindra këngëve për Kosovën, të dhjetëra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri.

Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë. U prehsh në paqe, Mjeshtër”, shkruan Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura