Lirohet ish-drejtori i AKBN-së/ U arrestua për skemë mashtrimi 1.5 milionë dollarë. Ja vendimi që mori Apeli

Feb 15, 2021 | 12:45
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i AKBN-së, Klodian Gradeci, i cili ishte në arrest shtëpia është lënë i lirë. Sipas News 24 gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Klodian Gradeci

Më herët, Gradeci ka mbajtur postin e drejtorit të  hidrokarbureve në AKBN dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Ai është i akuzuar si i përfshirë në një skeme mashtrimi, e cila dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milion dollarë.

ARRESTIMI

Ish-drejtori i Hidrokarbureve, Klodian Gradeci, i cili u shpall në kërkim më 6 tetor gjatë operacionit “Akciza”, u arrestua nga Policia teksa kthehej nga Turqia.

Gradeci, dhe biznesmeni Isuf Berberi, ishin dy personat që nuk u arrit të arrestoheshin mbrëmjen e datës 6 tetor gjatë operacionit të koduar “Akciza”, rezultat i një hetimi mbi abuzimet e kryera nga zyrtarët e AKBN.

Gradeci se së bashku edhe me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, Denis Durrësi, drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, e vartësi i tij, inspektori Qani Hoxhaj u arrestuan, bashkë me dy inspektorë tatimorë, Arben Doda e Simon Marku, dhe biznesmenin Naim Kasa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura