Emri i regjizorit te mirenjohurit Pirro Mani ishte në krye të listës me 65 emra, që ishin shprehur hapur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për ndërtimin e një teatri të ri, por pa cenuar asnjë cm nga trualli ekzistues që i takon teatrit.
Letra me emrat e artistëve të njohur, apo edhe të rinj, iu përcoll dje krerëve të shtetit. Pas kësaj, vjen reagimi i bashkëshortes së Pirro Manit, aktores aq të dashur për shqiptarët, Pavlina Mani, e cila në një prononcim për “Shekulli” thotë se i shoqi nuk ka vënë asnjë firmë, e as është shprehur për shembje teatri.
Reagimi i Pavlina Manit
Përderisa në këtë punë paska futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë. Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që nuk ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë venë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë.
Ne nuk merremi me këto gjëra, athe në plan të parë nuk është fare cështja te ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi astistë, nuk jemi politikanë.
Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për Teatër, të ekzistojë teatri të ekzistojë edhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro sic e ka gjithë bota.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al