Humbja e kontrollit të një rakete kineze e lëshuar në hapësirë pak ditë më parë, ka ngjallur shqetësime tek shumë qytetarë.
Raketa e Long March 5B, e cila është rreth 100 metra e gjatë dhe peshon 22 tonë, pritet të hyjë në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Mike Howard, i cili tha se Komanda Hapësinore e SHBA po ndjek trajektoren e raketës.
“Pika e saktë e hyrjes së raketës në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet ende, por Kontrolli Hapësinor po ofron azhurnime të përditshme mbi vendndodhjen e raketës përmes faqes në internet të Ndjekjes së Hapësirës”, tha Howard.
Pak më parë Ushtria Amerikane njoftoi se raketa do të bjerë në zonën e Turkmenistanit qendror. Kujtojmë se ditën e sotme raketa u fotografua edhe përtej Adriatikut, ku autoritetet italiane u kërkuan qytetarëve të qëndronin brenda në banesat e tyre. Ndërkohë në videon e mëposhtme mund të shihni në kohë reale se ku ndodhet raketa kineze dhe lëvizjen e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al