Luçiano Boçi është kandidati i Partisë Demokratike që siguroi një mandat deputeti në qarkun e Elbasanit duke thyer herësin forcës së tij politike.
Ai ka marrë deri më tani 11076 vota në qarkun e Elbasanit ndërkohë që mbeten vetëm 3 qendra votimi për t’u numëruar. Kujtojmë që herësi për t’u thyer në këtë qark për kandidatët demokratë është 9646.
Nëse nuk ka surpriza të mëdha në kutitë që pritet të numërohen kandidati që humbet mandatin e deputetit nga kampi demokrat është Eugen Isaj, që ka arritur të marrë në total 3663 vota.
Ky i fundit renditej i pesti në listën e “bluve” në Elbasan, ku PD mori 6 mandate, por votat personale që ka marrë janë të pamjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al