‘Lufta e fshehtë’/ Sokol Hoxha: Si reagoi babai kur djali i Mehmet Shehut u emërua shefi im

Dec 10, 2017 | 19:20
SHPËRNDAJE

Sokol Hoxha në vijim të intervistës së dhënë në “Panorama” zbulon detje per nje lufte të fshehur mes djemve të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, duke dhene deshmi personale, e duke treguar se si djali i Mehmetit u be shefi i tij.

Enver-Hoxha-Mehmet-Shehu-905x395

“Realisht nuk bëhej fjalë për dualizëm të Mehmetit ndaj Enverit, por familja e tij, Fiqereti e djemtë, apo grupi i shoqërimit e ushtronin në mënyrë të dukshme. Për këtë kam dëshmi personale. Djali i madh i Mehmetit kishte mbaruar më përpara dhe punonte në të vetmen qendër elektronike në atë kohë, në Durrës, në uzinën e radio-televizorëve. Me sa më kujtohet, në pozicion kyç të kryeinxhinierit. Unë mbarova në ‘74 dhe fillova punë në një grup të vogël elektronik prej 4 vetash bashkë me mua përfshirë në Institutin e Mekanikës. Shefi ynë ishte një nga të katërt, inxhinier shumë i zoti, që e zgjeroi repertorin studimor të qendrës drejt automatizimit të industrisë e bujqësisë. Pra, krahas Durrësit, filloi të ndihej edhe Tirana nëpërmjet qendrës sonë. Nga mesi i vitit ’81, Ministria e Industrisë, nga e cila varej dhe Instituti i Mekanikës, na njofton se shefi i qendrës do të jetë djali i Mehmetit i transferuar nga Durrësi”- thote ai.

Ai tregon se fillimisht e kishin propozuar të ishte shef i qendrës, gjë që ai s’mund ta pranoja kundrejt eksperiencës që kishte shefi aktual.

“Ndërsa Vladimiri, djali i madh i Mehmet Shehut, erdhi pikërisht në vendin ku isha unë, kur mund të shkonte kudo, sepse çdo institucion në Tiranë kishte nevojë për inxhinierë elektronikë. Ia thatë babait këtë gjë? Babai nuk bëri asnjë koment, por unë e ndjeva që nuk i pëlqeu. Sepse edhe pyeti: “A u njoftua drejtori për këtë gjë?”. Flitej për drejtorin e Institutit të Mekanikës nga ne vareshim. Unë i thashë: “Më duket se jo, se urdhri erdhi nga ministri i Industrisë”- thote Sokoli ne “Panorama”.

Ai tregon me tej se kur pas disa kohësh i tha Enverit se e kishin propozuar që të fillonte punë në Post–Telekom, ai u ndje shumë i gëzuar. ‘Me tha: “Shumë mirë, se është një sektor shumë i gëzueshëm i jetës së vendit”.

Sipas tij, e ema, Nexhmija nuk ka reaguar. “Sinqerisht nuk kam bërë muhabet se derisa Enveri nuk e dha veten, natyrisht dhe Nexhmija nuk e jepte veten”.

Aristir Lumezi/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura