TIRANE- Shqipëria ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Lituaninë në miqësoren e luajtur në “Qemal Stafa”. Pavarësisht se në një terren mjaft të vështirë, për shkak të gjendjes mjaft të rënduar të fushës, kuqezinjtë kanë mundur të shënojnë plot katër gola.
Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 3-0. Me nje supergol nga distanca, nga rreth 30 metra, Alban Meha ka kaluar Shqiperine ne avantazh 1-0 ne minuten e ’32. Pesë minuta me vone perfaqesuesja jone ka dyfishuar rezultatin me ane te Edgar Çanit dhe me pas Basha ne minutën e 43 e ka çuar rezultatin ne 3-0.
Me fillimin e pjeses se dyte Shqiperia ka thelluar rezultatin me ane te nje autogoli, ndersa ne minuten e ’70 Devi ka ngushtuar diferencat ne 4-1.
Ndeshja e sotme konsiderohej si një test nga ana e De Biazit, ndaj dhe numri i lojtarëve që u aktivizuan gjatë 90 minutave ishte i madh.
De Biazi ka hedhur nga minuta e parë këtë formacion, duke i dhënë mundësinë e debutimit edhe Valdet Ramës.
Berisha; Lila – Osmani – Mavraj – Dallku; Meha – Basha – Lilaj – Rama dhë në sulm dyshja Bogdani dhe Çani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al