Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një tatuazh për të dashurën e tij Kiara Tito në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ai ka gdhendur në krah syrin e moderatores, me logon e Big Brother sipër, si edhe firmën e Kiarës.
“Syrin e Kiarës dhe logon e Bigut sipër, dhe firmën e Kiarës”, thotë Luiz Ejlli teksa u shpjegon banorëve kuptimin e tatuazhit të tij.
“E ka bërë 3D, ma ka bërë syrin fiks”, shprehet moderatorja.
Çifti nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së BBV dhe kanë planifikuar bashkëjetesën pas përfundimit të spektaklit.
Madje dyshja kanë folur edhe për planet për tu bërë me fëmijë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al