Makina ku udhëtonte përfundoi 30 metra brenda banesës dhe u përfshi nga flakët! Aktorja në gjendje kome, ka djegie dhe…

Aug 9, 2022 | 13:23
SHPËRNDAJE

Aktorja Anne Heche raportohet se është ende në koma pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Anne Heche

Ylli i filmave Donnie Brasco u dërgua në spital pasi makina ku udhëtonte u përplas dhe më pas u përfshi në flakë, aksidenti që ndodhi të premten në Los Angeles.

“Lajmet se ajo është në gjendje të qëndrueshme nuk janë të sakta. Menjëherë pas aksidentit, Anne mbeti ra në koma dhe është në gjendje kritike për jetë. Ajo ka një dëmtim të konsiderueshëm pulmonar që kërkon ventilim mekanik dhe djegie që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale”, tha një përfaqësues i saj.

53-vjeçarja ka luajtur gjithashtu në filmat Donnie Brasco, Cedar Rapids dhe Psycho të vitit 1998.

Automjeti i Heche shpërtheu në flakë pasi përfundoi 30 metra brenda një shtëpie dykatëshe, duke e bërë pronën të pabanueshme.

Aktorja u dërgua në spital në gjendje kritike, ndërsa banori i shtëpisë kishte shpëtuar pa lëndime.

“59 zjarrfikësve iu deshën 65 minuta për të shuar plotësisht flakët brenda strukturës së dëmtuar rëndë”, thuhet në një raport të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

Heche është nënë e dy fëmijëve. Ajo është shfaqur në Dancing ëith the Stars dhe ka qenë ish-partnerja e prezantueses së talk shoë-t amerikan Ellen DeGeneres.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura