“Opozita bllokohet me gardistë, ju hyni tinëz në mbledhje”- Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mos u sillni si manekinë që thjesht zbatoni porosi

Nov 1, 2023 | 13:37
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Bebi Gjergji, janë të vetmit deputetë të opozitës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku pritet të miratohet projektbuxheti 2024.

Gjatë fjalës së tij, në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj u shpreh se kjo nuk është një situatë normale, duke shtuar se vetëm në vendet opozitare ndodh që opozita të bllokohet me gardistë. Ndërsa i kërkoi deputetëve socialistë që të mos sillen si manekinë që thjesht zbatoni porositë.

“Kjo ndodh në vendet autoritare ku opozita bllokohet me gardistë, ku ju hyni tinëz të mbrojtur nga Garda në sallën e Konferencës së Kryetarëve, Kjo është situatë anormale. Anomaliteti nuk sjell normalitet, ta keni të qartë këtë, sjell revoltë, protestë. Protesta merret parasysh. Mos silleni si manekinë që thjesht zbatoni porositë”, tha Gjekmarkaj.

Ai iu drejtua deputetëve të PS, duke i thënë se “nuk mund të vendosni ju kush është opozita e Shqipërisë”, duke shtuar se “mandatet do t’i mbojmë”.

“Kjo nuk është një situatë normale, nuk është një mbledhje normale. Ju e shikoni, keni experience parlamentare. Opozita nuk po kërkon asgjë të veçantë, thjesht atë që na jep Kushtetuta. Po kërkon Komisionet Hetimore, të jetë pjesë pjesëmarrëse në hartonin e Reformës Zgjedhore, nuk mund të vendosni ju kush është opozita e Shqipërisë.

Kanë vendosur shqiptarët, janë mandate të marra në një betejë shumë të fortë. Ne mandatet tona do t’i mbrojmë”, theksoi Agron Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura