Ditën e sotme u fol gjatë për ndarjen e Marina Farës nga i fejuari biznesmen nga Shkodra, lidhja me të cilin u bë publike vetëm pak javë më parë.
Lajmi u botua nga ‘Joq’ fillimisht, të cilët komentuan fshirjen e të gjitha fotove me të fejuarin nga Instagrami i Marinës, veprim ky i cili nxiti aludimet për një ndarje të mundshme.
Por e kontaktuar nga “Panorama”, Marina është shprehur se kjo është një çështje personale për të cilën nuk dëshiron të japë detaje të hollësishme për momentin.
“Është diçka shumë personale dhe nuk dëshiroj të komentoj për momentin, sepse gjërat keqinterpretohen”, është shprehur vajza e këngëtares së njohur, Eli Farës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al