Mbërritja e kombëtares, ja rrugët që bllokohen nga ora 15:00 – 20:00!

Jun 23, 2016 | 13:24
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës, me rastin e mbërritjes së Kombëtares së Futbollit, pasi do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në aeroport, me qëllim sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike si dhe për garantimin e sigurisë për zhvillimin normal të festimeve ka ndërrmarë masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore.

harta kombetarja1

Sa më sipër, do të ketë bllokime duke filluar nga ora 15:00 – 20:00, të segmenteve rrugore:

• Segmenti rrugor nga Aeroporti “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqipona” – Rruga “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit” – Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës

• Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” – Ministri e Jashtëme
Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtëme – Bulevardin “Zhan Dark” – kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Kryeministri

harta kombetarja2

• Segmenti rrugor nga Kryeministria – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”

Drejtoria Vnedore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura