Mbi 12 mijë bileta të shituara, Elvana Gjata rrëfen emocionet për koncertin recital: Kam flutura në stomak

Jun 16, 2023 | 22:24
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Elvana Gjata vazhdon përgatitjet për koncertin “Dekada” që do të mbledhë mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium më 22 qershor.

elvana

Elvana tregoi detajet e koncertit që tha se “ka një jetë që e mendon”.

“Kjo është hera e parë dhe është historike që një artist shqiptar bën një koncert recital. Për mua është shumë krenari dhe përgjegjësi e madhe. Jam e lumtur dhe mirënjohëse që ia arrita kësaj dite. Është dëshirë shumë e hershmja imja”.

“Është një mori gjërash që duhet ti krijojmë. Na duhet edhe t’i shpikim, sepse nuk ka asnjë strukturë. Çdo detaj është i ndërtuar e shumë dashuri”, u përgjigj Elvana, e cila përshkroi emocionin që ndjen për këtë event gjigant.

“E di çfarë emocioni që është… nuk mund t’ua shpjegoj. Unë kam shumë vite që bëj muzikë. Shumë vite eksperiencë dhe shumë gjëra i përjetoj akoma si fëmijë. Që në momentin e parë që doli reklama, biletat e para që po shiteshin, ishte një emocion kaq i madh… ka ende flutura në stomakun tim. Më vlon gjaku nga gëzimi, nga dashuria, jam shumë me fat”, tha Elvana Gjata në emisionin “Më ler të flas”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura