E quajnë mbretëresha e birrës “Tirana”. Për të përmbushur sa më mire kërkesat e konsumatorëve veçanërisht të rinisë, Birra “Tirana” ka hedhur në treg produktin e saj birrën tradicionale bjonde në ambalazhin me kanaçe 0.5 litër. Birra Tirana krenohet për bjonden e saj për dekada me radhe. Kjo birrë i ka rezistuar kohërave pa ndryshuar përmbajtjen duke ruajtur traditën dhe shijen e pakrahasueshme. Sot birra tradicionale bjonde ka përqafuar risitë duke dale në treg me produktin e saj më të ri pas rinovimit te teknologjisë.
“Birra Tirana rikthehet me tradicionalen. Birra “Tirana” hedh ne treg mbretëreshën e kësaj fabrike, birrën tradicionale bjonde, por kësaj radhe me nje cilësi të mrekullueshme, lëndë të para të shkëlqyeshme dhe një ambalazh të ri”.
Kjo birrë është e tipit pilsen dhe prodhohet me metodën e veçantë gjithmonë në bashkëpunim të ngushë me specialistët më të mirë brummaster europianë. Cilësia dhe shija e veçantë e birrës tradiconale bjonde në ambalazhin me të ri do të përqafohet menjëherë nga konsumatorët”,- thotë drejtori i përgjithshëm i birrës “Tirana”, Murat Kloboçishta.
“Birra Tirana tashmë me një eksperiencë 60- vjeçare në prodhimin e birrës në tregun shqiptar po rrit nga dita në ditë gamën e artikujve që ajo po hedh në treg, falë bashkëpunimit me specialistët brummaster më të mirë në Europë dhe me lëndë të parë të një niveli shumë të lartë. Ne po hedhim në treg birrën tradicionale bjonde e cila ka qenë birra tradicionale që është prodhuar në këtë fabrikë, të një cilësie shumë të lartë, në një ambalazh 500 ml në kanaçe jeshile. Kjo birrë falë majasë, maltos, luppolos plotëson shumë mirë kërkesat e konsumatorëve tanë.
Gjermanët thonë që birra është shkencë më vete. Birra bjonde tradicoonale e fabrikës së Birrës ”Tirana” mburret për karakteristikat e saj të veçanta. Ajo është krijuar nga lëndët më speciale.
Shkalla alkoolike është brenda standardeve, eshte e asimilueshme lehtësisht nga organizmi , ka aromë të këndshme, buket mjaft të mirë, ndërsa viskozitetin ia dedikon standardeve të larta të prodhimit.”- Manjola Purrizo, shefe laboratori birra “Tirana”.
“Në vijimsinë e risive këtë herë birra Tirana vjen me produktin e saj tradicional, me birrën bjonde me një cilësi të re. Karakteristikat e kësaj birre janë pikërisht lëndët e para. Duke filluar që nga malto, e cila i jep një shije mjaft të mirë dhe aromë karakteristike kësaj birre, por njëkohësisht vajrat e luppolos, dhe aroma e këndshme e majasë së re. Të gjitha këto lëndë të para janë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën duke I dhënë birrës buket, një alkol të lehtë e asimilueshme nga organizmi , dhe njëkohësisht një konsistencë shkume gjatë gjithë kohës që ne e konsumojmë atë Birra Tirana, sot nuk është me nje produkt apo pije e zakonshme, ajo tashmë është pjese e rëndësishme e historisë se qytetit te Tiranës e Shqipërisë dhe simbol i industrisë dhe vlerave me te mira që shqiptaret kanë krijuar.
Përzgjedhja e shqiptarëve për te pirë Birra “Tirana”, ka bërë që ajo të vazhdojë të mbetet birra shqiptare numër një dhe më e pëlqyera nga konsumatorët vendas dhe të huaj.
U mbetet dashamirësve të birrës “Tirana” të shijojnë duke bërë gëzuar me tradicionalen bjonde tashmë në formatin kanaçe!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al