“Mbyll listat dhe ndalon koalicionet”- Propozimet e PS për Kodin Zgjedhor, reagon Salianji: I heq të drejtën e votës miliona qytetarëve në Diasporë

Jul 8, 2024 | 13:18
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me propozimet e bëra së fundmi nga mazhoranca për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

salianji komisioni i tims (1)

Salianji shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së theksoi se po ashtu me propozim e bëra nga maxhoranca, mbyllen listat dhe ndalohen koalicionet. Ndërsa u bëri apel qytetarëve apel për të protestuar më 11 korrik në orën 20:00.

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës milona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!
Në 11 Korrik ora 20:00 protesto”, shkruan Salianji.

DISKUTIMET

Mësohet se pjesë e debatit mes palëve për votën e diasporës ka qenë fakti se Partia Socialiste ka kërkuar që qytetarët që jetojnë jashtë të regjistrohen pranë KQZ-së dhe vetëm emigrantët që regjistrohen me adresë jashtë vendit mund të shprehin të drejtën e votës.

Ndërkohë që PD ka kërkuar që të votojnë të gjithë ata që kanë emrat në listat zgjedhore pavarësisht nëse ndodhen apo jo në Shqipëri.

Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të bëhet votimi me postë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura