Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.
Në studion e emisionin ‘Open’ në News 24, Lubonja shprehet skema e grabitjes së parave publike është e njëjtë, por vetëm se në këtë rast janë vjedhur paratë e taksapaguesve europianë.
Ai gjithashtu thotë se i bën përshtypje guximi i Beqajt për të grabitur fonde, në një kohë që ishte në hetim nga SPAK për dosjen e sterilizimit, ndërsa ngre pikëpyetje se nga i vjen kjo siguri.
“Jam i prirur të besoj se kanë ndodhur gjëra dhe më të rënda dhe shikoj të njëjtën skemë, skema e grabitjes së parave publike, në këtë rast paratë e evropianëve. Më bën përshtypje guximi, sepse Beqaj ndërkohë ishte duke u hetuar. Pikëpyetja e madhe është se nga vjen kjo siguri? Krahas kësaj vjen dhe pyetja tjetër, kush është aktori?
Dihet që Beqaj ishte i mbrojtur nga hetimi për sterilizimit, i mbrojtur nga Rama. Aq i mbrojtur dukej që ishte, saqë SPAK-u kur dërgoi një akuzë, gjyqtari i GJKKO tha se është dhe ky brenda, sepse SPAK nuk e kishte futur brenda sepse ishte i mbrojtur. Tani hap një hetim paralel për këtë çështje dhe e fut brenda. Ore ka dy grupime në SPAK? Ose ka grupime brenda prokurorisë, ose grupime me influencë politike.
Dhe, në këtë situatë mbetem konfuz sepse nuk e di çfarë ka ndodhur brenda. A janë ndërkombëtarët aktorë, apo ca prokurorë të SPAK. Janë si film serial që në fund del e vërteta. Seriali mund të ketë shumë seri”, tha Lubonja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al