Një i ri është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit te Shëngjinit në Lezhë mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:05.
22-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe fillinisht është dërguar në spitalin e Lezhës ku mori ndihmën e parë dhe më pas është transportuan tek Trauma në Tiranë.
Sipas hetimeve paraprake, i riu me iniciale G. B., ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al