“Me mua nuk tall njeri by*ën”- Propozimi i Melisa Lleshit revolton Fatjon Kuqarin. 26-vjeçari merr vendimin e papritur për “Përputhen”

Dec 26, 2020 | 11:13
SHPËRNDAJE

Melisa Lleshi dhe Fatjon Kuqari ishin dy nga konkurrentët e “Përputhen”, të cilët që në fillim shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin dhe publiku priste t’i shihte çift.

melisa lleshi fatjon kuqari (5)

Por, mbrëmë situata mori një rrjedhë tjetër, pasi që të dy deklaruan se nuk do të dalin më kurrë me njëri-tjetrin.

melisa lleshi fatjon kuqari (8)

Gjithçka nisi kur 23-vjeçarja e zgjodhi Kuqarin për një takim 4-minutësh për javën e ardhshme, por ky takim do të realizohej në të njëjtën ditë kur konkurrentja do të dilte edhe me një nga djemtë e tjerë në një takim po 4-minutësh.

melisa lleshi fatjon kuqari (1)

Kjo e ka revoltuar shumë 26-vjeçarin, i cili është çuar dhe ka lënë studion.

melisa lleshi fatjon kuqari (7)

Pjesë nga biseda:

Fatjon Kuqari: Nuk e pranoj. Nuk futem në dy takime! O do jem unë, o ‘x’ tjetër!

Melisa Lleshi: Mos e prano! Melisa nuk del më me ty!

Fatjon Kuqari: Zgjidh takime të ndara. Nuk po them që nuk dal më me Melisën, por jo duke zgjedhur dy në të njëjtën kohë.

Melisa Lleshi: Aty rri, nuk dal më fare me ty.

Fatjon Kuqari: Sa ta keni gjobën, nuk më intereson fare! Me mua nuk tallni b*thën!

melisa lleshi fatjon kuqari (4)

Pasi tha këto fjalë, Fatjoni doli nga studioja, por Melisa i shkoi nga pas. Edhe pse ai u kthye, sqaroi se këtë e kishte bërë vetëm për hatër të autores së programit dhe jo për Melisën.

melisa lleshi fatjon kuqari (3)

Ai e përsëriti edhe një herë deklaratën e tij, duke thënë se me Melisën nuk del më.

Unë me Melisën nuk dal më! Unë këtu përfshihem shpirtërisht. Në janar do shikoni largimin tim. E deklaroj hapur që nuk jam më këtu! Ose nuk i dihet, është ndonjë vajzë tjetër, por me Melisën nuk jam!”, u shpreh 26-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura