Modelja Emi Buono ka vendosur të largohet nga platforma “Onlyfans” dhe të mbyllet në një manastir në Sorrento.
Ajo u bë e njohur falë disa imazheve provokuese duke festuar në rrugët e Napolit pasi skuadra e saj e zemrës siguroi matematikisht titullin kampion në Seria A. Në një intervistë për Napoli Today, ajo sqaron se e ka nisur punën shumë e vogël, pasi familja nuk kishte stabilitet financiar dhe tani duhet të largohet nga “Onlyfans” sepse ndjehet e turpëruar.
“Kam punuar duke larë enët në restorante dhe si kërcimtare në një klub nate. Por kurrë nuk kam pasur aq stabilitet sa me OnlyFans. Ishte një fitim i lehtë dhe i shpejtë në një kohë të shkurtër. Por së fundmi, kur dilja me djalin tim, njerëzit më ofendonin. Tani të gjithë mund të shohin përmbajtjen time, ndihem e vogël, budallaqe, objekt dhe tani mendoj për pasojat. Nuk do të kem një imazh të pastër. Nuk dua të flas keq për OnlyFans sepse më ka ushqyer. Por është koha për të thënë ‘mjaft’”, rrëfehet modelja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al