Kryeministri Edi Rama ka mbyllur konferencën në Bruksel duke shkëmbyer batuta me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Situata u shkaktua nga një gazetar serb, i cili nxitoi të bënte pyetjen pasi i duhej të largohej nga salla.
Gazetari pyeti tre liderët e Ballkanit Perëndimor në konferencë, Ramën, Vuçiç dhe Kovaçevski nëse “lufta ruse në Ukrainë ka komplikuar situatën për ta për shkak të rritjes së nacionalizmit”. Teksa kreu qeverisë shqiptare u përgjigj që “jo”, Vuçiç nuk e komentoi.
Rama u shpreh se ky i fundit e zhgënjeu teksa iu drejtua “nuk i përgjigjesh një gazetari serb që largohet nga salla por i përgjigjesh një francezi, kjo s’është gjë e mirë”.
Gazetari: Do më duhet të largohem pas të bëj pyetje sepse kam punë. S’do të doja të isha i pasjellshëm dhe të mos dëgjoja përgjigjen
Rama: Po mund të largohesh tani, ta dërgoj me Whatsapp përgjigjen.
Gazetari: Lufta ruse në Ukrainë a e ka bërë më të kompliksuar për ju të tre situatën për shkak të rritjes së nacionalizmit
Rama: Përgjigja është shumë e shkurtër jo, kjo luftë, po flas për veten, ka sjellë më shumë energji dhe bindje se kjo është gjëja e duhur për të bërë. Më ka bërë të vetëdijshëm se ajo për çfarë flisja më parë si një kërcënim teorik, nuk është i tillë. Shpresoj se edhe ata që takuam sot të mos e shohin si të tillë. Është reale dhe e vërtetë, duhet të jemi sa më afër dhe tu tregojmë të tjerëve që kjo është rruga ku duhet ecur. kaq mund të ikësh.
(Gazetari largohet, nisin të qeshurat)
Vuçiç: Na duhet ti mbijetojmë kësaj situatë dhe pastaj të bëjmë të gjitha analizat
Rama: Më zhgënjeve, nuk i përgjigjesh një gazetari serb që largohet nga salla por i përgjigjesh një francezi, kjo s’është gjë e mirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al