Mediat njoftuan ndarjen e sopranos, por ja si reagon Inva Mula

Dec 17, 2015 | 23:39
SHPËRNDAJE

Sopranoja e mirënjohur, Inva Mula ka reaguar pas publikimit në mediat në Kosovë se ajo është ndarë nga bashkëshorti Ethem Ramadani.

12375292_10205795230946068_2310622217974697449_o

Në një postim të fundit në profilin e saj në Facebook, Mula ka publikuar një foto me Ramadanin ku shfaqen duke qeshur.

Komentuesit u kanë uruar atyre jetë të gjatë në çift, ku mes urimeve nuk ka munaguar as ai i Sadije Berishës.

Lajmi për ndarjen e çiftit u raportua nga “Telegrafi” se pas disa vitesh së bashku, raportet mes tyre ishin ftohur duke çuar deri në divorc.

inva mula

Inva dhe Ethemi, nga martesa e tyre, kanë një vajzë, që quhet Nina, si emri i gjyshes së saj. 

Kujtojmë se sopranoja ka qenë e martuar edhe me këngëtarin Pirro Çako, me të cilin ka një djalë.

989562_10205795278067246_1732339774_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura