Meloni kundërshton marrëveshjen për postet kryesore të BE-së: Gabim që vendimet të imponohen nga një shumicë e brishtë

Jun 26, 2024 | 19:16
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kritikuar marrëveshjen që thuhet se është bërë nga Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (EPP), socialistët dhe grupet liberale për postet kryesore të BE-së, teksa raportoi në Dhomën e Ulët përpara samitit të BE-së të kësaj jave.

meloni

Meloni është shprehur se “imponimi i logjikës së një mazhorance të brishtë që ndoshta është e destinuar të ketë vështirësi gjatë mandatit parlamentar (evropian), është një gabim i madh për gjithë Evropën”.

“Gabimi që do të bëhet, me imponimin e logjikës së një mazhorance të brishtë që ndoshta është e destinuar të ketë vështirësi gjatë mandatit parlamentar (evropian), është një gabim i madh, jo për qendrën e djathtë apo për Italinë, por për një Evropë që duket se nuk e kupton sfidën me të cilën përballet, ose, nëse e kupton, preferon në çdo rast t’i japë përparësi gjërave të tjera”, tha ajo.

Më tej Meloni u shpreh se nëse duam t’i bëjmë shërbim të mirë Evropës, duke të tregojmë se kemi kuptuae nga gabimet e së shkuarës.

“Nëse duam t’i bëjmë një shërbim të mirë Evropës dhe besueshmërisë së saj, duhet të tregojmë se kemi kuptuar gabimet e së shkuarës dhe të kemi konsideratën maksimale për drejtimet e qytetarëve, të cilët kërkojnë një Evropë më konkrete, më pak ideologjike’, ka thënë ajo sipas ANSA.

Meloni e cilësoi marrëveshjen si marrëveshje ‘zjarri’, të bëra mes një grupi të vogël liderësh, veçanërisht duke pasur parasysh sesi partitë e atyre figurave rezultuan në zgjedhjet evropiane.

“Nëse ka një gjë të padiskutueshme që vjen nga kutia e votimit, është refuzimi i politikave të ndjekura nga partitë politike në qeverisje në shumë prej kombeve të mëdha evropiane, të cilat në shumë raste janë edhe partitë që kanë diktuar Politikat evropiane të viteve të fundit”, tha ajo.

Kujtojmë se sipas marrëveshjes së raportuar, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen e PPE do të mbajë pozicionin e saj, ndërsa ish-kryeministri socialist portugez Antonio Costa do të marrë postin e presidentit të Këshillit Evropian dhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas, një liberale, do të bëhet kryetarja e re e BE-së, përfaqësues për punët e jashtme.

Marrëveshja për liderët kryesorë, thuhet se u arrit në një video-konferencë të gjashtë liderëve kombëtarë që përfaqësojnë tre grupet, Donald Tusk i Polonisë dhe Kyriakos Mitsotakis i Greqisë për EPP-në, Olaf Scholz i Gjermanisë dhe Pedro Sanchez i Spanjës për socialistët dhe Emmanuel Macron i Francës dhe Mark Rutte i Hollandës për liberalët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura