Menaxherët e parë të eksportit të trajnuar profesionalisht, tanimë të certifikuar dhe të gatshëm për të ofruar ekspertizën e tyre për bizneset dhe eksportuesit

Jul 5, 2021 | 13:10
SHPËRNDAJE

Pas ndjekjes së një programi 9-javor, 35 studentë të programit Master dhe përfaqësues të sektorit të eksportit janë certifikuar për të ofruar shërbime këshillimi për bizneset në sektorin bujqësor që dëshirojnë të eksportojnë në tregje me vlera të larta.

Menaxheret-1

Bizneset dhe eksportuesit shqiptarë që kanë nevojë për menaxherë dhe forcë pune të kualifikuar në fushën e eksportit, tani kanë mundësinë të punësojnë menaxherë të trajnuar profesionalisht në këtë aspekt. Me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, 23 studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe 12 perfaqësues nga kompanitë e eksportit të fruta perimeve iu nënshtruan një trajnimi të posaçëm 9-javor për Menaxhimin e Eksportit.

Köstinger Consulting me qendër në Austri  zhvillon për herë të parë këtë program në Shqipëri. Ky program synon zhvillimin e mundësive për vende pune për të rinjtë në NVM-të shqiptare që dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre sa i takon eksportit dhe që kanë nevojë të përdorin njohuri dhe aftësi specifike për këtë fushë në kompaninë e tyre. Gjithashtu programi synon të stimulojë dhe rriti aftësitë tek punonjësit ekzistues të eksportuesve për të përmirësuar praktikat në menaxhimin e eksportit.

Ceremonia zyrtare për Diplomimin dhe Shpërndarjen e Certifikatave do të zhvillohet me datë 6 korrik në orën 11.00 në ambientet e Universitetit Bujqësor në Tiranë.

Kursi i specializimit ExportStars Sustainable Export Manager (Menaxher për Eksportin e Qëndrueshëm) është një kurs 9-javor në distancë që përqendrohet tek zhvillimi i bizneseve të eksportit në mënyrë strategjike, gjë që e bën atë unik krahasuar me kurset e tjera në këtë fushë, pasi bën të mundur transmetimin e njohurive më të shumta në lidhje me operacionet e eksportit. Programi përfshin teste vetëvlerësimi, raste studimore, provime dhe një projekt përfundimtar shumëplanësh. Temat e përfshira janë studimi i tregut, pajtueshmëria me tregtinë ndërkombëtare, operacionet e eksportit, qëndrueshmëria në kompetencat ndërkulturore tregtare, marketimi, financat e eksportit etj.

Qëllimi i këtij programi është edukimi i pjesëmarrësve nëpërmjet një qasjeje shumë praktike me projekte të jetës reale në mënyrë që të arrijnë të përdorin njohuritë e tyre menjëherë në një pozicion pune si menaxherë eksporti në NVM dhe të orientojnë biznesin e eksportit në NVM-të shqiptare. Rekrutimi i një fuqie punëtore të mirë-kualifikuar dhe të pajisur me njohuri në fushën e menaxhimit të eksportit mund të jetë me shumë përfitim për bizneset shqiptare që synojnë të futen në tregjet e BE-së.

Grupi në fjalë mori mbështetje nga disa prej kompanive më të mëdha tregtare bujqësore në Shqipëri. Roli i tyre ishte të ndihmonin studentët e universitetit për kapërcimin e disa sfidave të caktuara në fushën e eksportit, që përbënte edhe detyrën përfundimtare të studentëve. Qëllimi i bashkëpunimit me këto kompani është zgjerimi i rrjetit midis studentëve dhe kompanive. Për më tepër, ky trajnim praktik i posaçëm rrit edhe punësueshmërinë e të diplomuarve të rinj në sektorin e agro-biznesit.

Informacioni i Kontaktit

Koestinger Consulting

[email protected]

Në lidhje me ExportStars

ExportStars është platformë mësimore në internet dhe bashkësia ndërkombëtare që iu krijon mundësi NVM-ve, punonjësve dhe konsulentëve të eksportit për të fituar njohuri dhe për të marrë mbështetjen e nevojshme për garantimin e një biznesi sa më të qëndrueshëm në fushën e eksportit. Për më shumë informacion vizitoni www.exportstars.com. ExportStars është markë e Koestinger Consulting.

Në lidhje me Koestinger Consulting

Koestinger Consulting i ndihmon organizatat, NVM-të dhe komunitetet të jenë sa më inovative, të qëndrueshme dhe të gatshme për të ardhmen. Ju lutemi na vizitoni në: www.koestinger-consulting.com

Në lidhje me RisiAlbania

RisiAlbania është një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partners Albania. Projekti synon të sigurojë sa më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat e moshës 15-29 vjeç në Shqipëri në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, përmes ndërhyrjeve në shtyllat kryesore si:

 www.risialbania.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura