Në puntatën e sotme të “Për’puthen” ka munguar sërish Antonela. Prej ditës që deklaroi se do të hiqte dorë nga Mevlani, Antonela nuk është paraqitur më në studio.
Ndërsa te shumica e ndjekësve të emisionit krijoi bindjen se ishte larguar, Antonela tha se ka marrë thjesht një pauzë të shkurtër dhe se do të rikthehet shumë shpejt.
“Ndihem pak më mirë. Në fillim nuk isha shumë mirë, siç jam unë zakonisht e lumtur dhe e pashë që po dilja shumë nga vetja dhe vendosa të marrë një pauzë të shkurtër dhe do rikthehem përsëri”, tha Antonela ditën e sotme në një lidhje me skype.
Kur u pyet në lidhje me Mevlanin dhe Ledjanën ajo bëri sikur nuk i njeh duke u shprehur:
“Kush janë këta se nuk i njoh?”, duke theksuar se do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.
Më pas Amtonela falënderoi djemtë që i qëndruan pranë në momentet më të vështira, Blerimin, Rinianin, Alesandron dhe Arsimin. Ajo u shpreh se kur të kthehet në program do të jetë e fokusuar vetëm tek këta djem.
Në fund Antonela zbuloi se ka shkëmbyer një puthje me Mevlanin për Shën Valentinin, duke e pyetur se cila nga puthjet i ka shijuar më shumë ajo me të apo me Ledjanën.
“Doja t’i thosha atij burrit cilat nga puthjet të shijoi më shumë ajo për Shën Valentin me buzët e mia natyrale apo ajo tjetra”, u shpreh Antonela duke thumbuar Ledjanën.
Në fund ajo shtoi se për të Mevlani nuk është më askush dhe se shumë shpejt do t’i marr gjithçka që i ka dhënë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al