Mes ekranit dhe familjes, moderatorja rrëfen sekretin e emrit të vajzës dhe momenti më i vështirë pas një aksidenti në shtatzani

Apr 1, 2023 | 13:35
SHPËRNDAJE

Moderatorja Bora Shahini ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” këtë të shtunë, ku ka folur për sfidën si një nënë mes ekranit dhe familjes, e si ka arritur të ketë sukses tek të dyja.

Ajo ka treguar se ndihmën më të madhe e ka nga bashkëshorti i saj, teksa tha se i mungojnë ditët kur është për shumë orë larg vajzës së saj Nikol, për shkak të angazhimit profesional.

Ndër të tjera Bora tha se për herë të parë po ndante në ekran një sekret të saj, në lidhje me emrin e të bijës.

bora e juxhini

Ajo tregoi se kur ka qenë shtatzanë, është përfshirë në një aksident dhe në momentet kur kanë shkuar në maternitet për kontroll kanë pyetur si ajo edhe bashkëshorti për gjendjen e bebit, duke thënë të njëjtin emër “Si është Nikol?”. Për më tepër ndiqni intervistën e këndshme të zhvilluar në emisionin Panorama e Mëngjesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura