“Mesazh i tmerrshëm nga Fakulteti i Drejtësisë”, ish-deputeti: Si po rrezikohet përhapja e virusit me provimet

Jul 26, 2020 | 17:56
SHPËRNDAJE

drejtesia-1

Ish deputeti Luçiano Boçi ka reaguar pas një mesazhi nga Fakulteti i Drejtesise, qe provimet i zhvillon ne auditore, dhe pse familjare te disa studenteve jane te prekur nga Covid-19.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Boçi tregon se sipas tij “po rrezikohet përhapja e virusit me provimet në Universitete”.

“Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në “online”, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim”, shkruan ai.

 

REAGIMI I PLOTE

KASAPHANË 2020
Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në “online”, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.

Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.
Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!
Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.

Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.
Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.

Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!

Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.
Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.
Kriminale dhe amorale!!!!

sms fakulteti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura