“Mësuesit e studentët po ikin, rinia në arrati”- Pedagogu i arteve në protestë: Pa arsim dinjitoz, kombi shuhet

Oct 5, 2022 | 11:46
SHPËRNDAJE

Pedagogu i arteve, Ardian Isufi iu është bashkuar së protestës për rritjen e pagave. Ai është shprehur se mësuesit dhe studentët po ikin, ndërsa rinia është në arriti sepse nuk gjejnë kushtet optimale për të marrë dije.

Ai theksoi se pa arsim dinjitoz, kombi shuhet.

“Tubimi do vazhdojë, protesta do vazhdojë. Kjo është një protestë e të gjithëve ne bashkë. Çdo kërkesë për ne është legjitime, dhe nuk ka të bëjë vetëm me dinjitetin e figurës së pedagogut por rrit edhe cilësinë e mësimdhënies dhe i shërben forcimit të dijes të gjithë kombit. Mësuesit dhe studentët po ikin, rinia është në arrati sepse nuk po gjen kushtet gjetën kushtet optimale për të marr dije dhe për ti kthyer në shërbim të të mirës publike. Pa arsim dinjitoz, kombi shuhet, pa edukim profesion shoqëria jonë shuhet”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura