Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka ‘provokuar’ në një farë mënyrë sot kryeministrin Rama, teksa ka folur për sulmet e LSI-së ndaj Policisë dhe ministrit Tahiri.
Meta tha sot se ka qenë gjithnjë në krah të Policisë, madje edhe kur ajo u godit nga “horra e banditë në bulevard”.
“Lidhur me çështjen e Policisë. Unë kam qenë përkrahës dhe mbështetës i saj gjithmonë. Edhe në momentet kur është sulmuar nga horra dhe banditë, në mes të bulevardit. Ju e dini shumë mirë këtë gjë. Edhe kur është sulmuar nga horra dhe banditë të tjerë.
Do vazhdoj të jem një përkrahës i Policisë së Shtetit, sepse ajo është kontakti i parë i shtetit që përballet me krimin me paligjshmërinë dhe me garantimin e të drejtave të qytetarit. Ky është qëndrimi im dhe jam i bindur se të gjithë ata që nuk e meritojnë uniformën e shtetit duhet të dënohen. Ky është qëndrimi im për policinë e shtetit”, tha Meta.
Ai foli edhe për Klement Balilin, ku tha se SHBA-të dhe ambasadori Lu i kanë përcjellë shqetësime lidhur me mosarrestimin e tij.
“Për Klement Balilin…ju besoj keni ndjekur një shqetësim publik të z. Lu lidhur me mosarrestimin e tij. Edhe gjatë vizitës sime në SHBA, ku u prita nga zv/ndihmës sekretari i Shtetit atje, pata një bisedë të shkëlqyer me të dhe më kërkoi të punoja për konsensusin, më tha se i vetmi shqetësim konkret nga agjencitë amerikane, t’i tërheq vëmendjen institucioneve këtu te ne për mosarrestimin e Balilit.
Nuk ka vend tjetër, përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas Kushtetutës, ku mblidhen të gjitha institucionet e vendit, ku mund të diskutojnë çështje të mbrehta.
Nëse dikush mendon se kjo nuk është e tillë, unë mendoj që nuk e ka drejtë. Ndaj e kam gjykuar këtë mbledhje si rrugën më të mirë, jo për t’u marrë me gjyqe ndaj asnjë institucioni, por për të kuptuar rëndësinë dhe përgjegjshmërinë e institucioneve në funksionimin e tyre, aq më tepër kur tani, pas 20 janarit, kemi një partner të ri, SHBA-të.
Presidentin Donald Trump, i cili ka disa prioritete shumë të qarta. Kërkon nga vendet e NATO-s të rritin kapacitetet e tyre dhe të përmbushin detyrimet, të forcojnë kufijtë edhe të vendeve partnere, me luftën kundër krimit të organizuar”, tha Meta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al