Ministri Igli Hasani takohet me Sekretarin Blinken: Konfirmohet angazhimi për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale

Jul 12, 2024 | 21:01
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar në Uashington me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

hasani

Me anë të një postimi në platformën X, ministri thotë se ky takim rikonfirmoi angazhimin për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.

“Faleminderit Sekretarit 🇺🇸 Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës.

Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale”, shkruan ministri Igli Hasani.

Igli Hasani së bashku me kryeministrin Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla janë pjesë e Samitit të NATO-s me rastin e 75 vjetorit të krijimit të aleancës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura