Ministri kinez i Ekonomisë, Gao Huchang ka deklaruar se shikon si potencial investimet në bujqësinë dhe turizmin shqiptar. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë takimit me homologen, Milva Ekonomi.
Ministrja shqiptare gjendet në Kinë në kuadër të zhvillimit të ministerialit të dytë të ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë, brenda nismës “16+1”, Kina – Evropa Qendrore e Lindore.
“Ne vlerësojmë potencialet e Shqipërisë në fushat si: fasoneria, industria minerale, infrastruktura dhe energjetika, si pika ku Kina ka vendosur hapat e para të bashkëpunimit. Ndërkohë, hapat e ardhshëm dhe synimi për bashkëpunim janë bujqësia. Gjithashtu, Kina shikon një potencial të madh për investimet në Shqipëri në fushën e turizmit” , u shpreh Huchang.
Ekonomi tha se Shqipëria është e gatshme ta zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fushat e ekonomisë, agrikulturës, infrastrukturës, ndërtimit dhe edukimit.
Ky takim u shfrytëzua nga Ministrja Ekonomi për të promovuar edhe zonat e lira ekonomike, TEDA, si dhe turizmin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al