Ministria e Brendshme e Serbisë: Faton Hajrizi zyrtarisht i dyshuari kryesor për vrasjen e policit! Dy persona e ndihmuan, mes tyre një blogere

Jul 19, 2024 | 13:18
SHPËRNDAJE

 

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) ka vendosur zyrtarisht në kërkim Faton Hajrizin nën dyshimin se ka vrarë një polic dhe plagosur një tjetër në Lloznicë të Serbisë.

Faton Hajrizi

Hajrizi dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviç dhe plagosjen e policit, Vjekoslav Iliç, raportojnë mediat serbe.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse e shohin personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, njoftoi MPB-ja.

Serbia konfirmon kështu se Faton Hajrizi tashmë është i dyshuari kryesor për ngjarjen në Lloznicë.

Ndërkohë mediat në Serbi kanë publikuar edhe identitetin e dy serbëve që mendohen se ndihmuan të dyshuarin në këtë rast.

Ivana R., theksohet të jetë e arrestuara dje e cila dyshohet se bashkë me bashkëshortin e saj, Zoran R., i cili u arrestua në Bijelijna të Bosnjës, ndihmuan të dyshuarin për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij.

Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë, ata ishin martuar në vitin 2020, transmeton lajmi.net. Thuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R në rrjetin social Instagram dhe njihet si blogere.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura