Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë me homologun shqiptar, Igli Hasani, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, është shprehur se krimi i organizuar dhe strukturat nga Serbia do të vazhdojnë të përpiqen të destabilizojnë Kosovën.
Ministrja Gërvalla u shpreh se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë e heshtur, por të ndëshkojnë ashpër çdo tentativë për të destabilizuar vendet fqinje.
“Duhet të mbetemi vigjilent, krimi i organizuar së bashku me strukturat e ardhura nga Serbia, edhe gjatë vitit 20245 do të vazhdojnë të përpiqen të destabilizojnë vendin tonë”, tha ajo, teksa tregoi edhe për çfarë ranë dakord me ministrin Hasani.
Donika Gërvalla: “Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë e heshtur, por të ndëshkojnë ashpër çdo tentativë për të destabilizuar vendet fqinje.
Duhet të mbetemi vigjilent, krimi i organizuar së bashku me strukturat e ardhura nga Serbia, edhe gjatë vitit 20245 do të vazhdojnë të përpiqen të destabilizojnë vendin tonë. U dakorduam që bashkarisht të angazhohemi në informimin dhe sensivilizimin e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut rreth arrestimit të qytetarëve të Kosovës nga Serbia dhe lobimin tonë për lirimin e tyre.
Shqipëria do të luajë rol më proaktiv në të gjitha temat e sigurisë dhe paqes në rajon. E falenderoj për kontributin e jashtëzakonshëm të paqes.
Ramë dakord për shkëmbimin e diplomatëve të rinj për marrjen e praktikave më të mira të diplomacisë bashkohore europiane, rritjen e bashkëpunimit dhe bashkëveprimeve të përbashkëta, fuqizimin e diplomacisë.
Kemi një mërgatë të përbashkët, të dy shtetet tona duhet ta ndjejë përgjegjësi të veçantë përkujdesjen ndaj qytetarëve e tanë që jetojnë jashtë vendit.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al