Shqipëria mikpriti ditën e sotme (28 shkurt) Samitin Ukrainë-Europa Juglindore, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi për herë të parë Tiranën dhe mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës (27 shkurt). Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit të Ukrainës zhvilloi takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas firmosi traktatin e miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Zelensky së bashku me liderët e Evropës Juglindore mori pjesë në Samitin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, që zgjati rreth 1 orë dhe bëri thirrje për mbështetje.
[svtimeline]
[svt-event title=”14:36” class=”svt-cd-black” ] Rama: BE, jo parajsë, por padiskutim është një ferr i gëzueshëm
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencë me Presidentin e Ukrainës, se paketat e mbështetjes nuk janë hua apo pjesë e ndonjë biznesi.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se vendi ynë do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Ukrainën.
Sipas tij, kërcënimi ekzistencial nuk është vetëm për Ukrainën, por është ‘kërcënim ndaj gjithçkaje që ne duam të jetë e ardhmja jonë’.
[/svt-event]
[svt-event title=”14:12” class=”svt-cd-black” ] Agresioni rus në Ukrainë, Rama: Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri deklaroi gjatë konferencës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se lufta është pranë dhe nuk duhet të luajnë me zjarrin.
[/svt-event]
[svt-event title=” 14:04” class=”svt-cd-black” ] Zelensky paralajmëron: Rusia kërkon të destabilizojë, ja kush janë vendet më të rrezikuara
Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëroi nga Shqipëria se vendet balltike dhe vendet e Ballkanit janë më të rrezikuara nga destabilizimi rus.
Presidenti ukrainas, u shpreh nder të tjera se ‘Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në Ukrainë dhe për rrjedhojë do të destabilizojë përmes këtyre pauzave’.
Zelensky u shpreh se për të destabilizuar Putini do të përdore taktika të reja duke përdorur vende të vogla.
[/svt-event]
[svt-event title=”14:00” class=”svt-cd-black” ] Zelensky në konferencë me Ramën: Mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit në BE
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferenën me kryeministrin Edi Rama është shprehur se mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Por, Kreu i Shtetit të Ukrainës, theksoi se në konferencën me kryeminisrin Edi Rama se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
Ai shtoi se duhet të bashkëpunojnë dhe të ecin përpara së bashku, duke shtuar se “duhet të keni besim tek stabiliteti që do i ofrojmë Evropë”.
[/svt-event]
[svt-event title=”14:00” class=”svt-cd-black” ] Kryeministri Rama: Po punojmë të ecim përpara në procesin e integrimit në BE
Kryeministri Edi Rama, tha në një konferencë të përbashkët me presidentin e Zelensky, se tashmë Shqipëria është një prej shtëpive të tij dhe të popullit ukrainas.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se presidenti dhe populli i Ukrainës në mënyrë mbresëlënëse po luftojnë dhe po punojnë që të ecin përpara në procesin e integrimit në BE.
Rama theksoi ndër të tjera se populli shqiptar mbështet Ukrainën dhe duan që ata të mos e humbasin këtë luftë dhe të fitojnë.
“Tani e prehër Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, ku çdo qytetar i juaji do të ndihet si në shtëpi”, i tha Rama Zelenskyt.
[/svt-event]
[svt-event title=”13:56” class=”svt-cd-black” ] Zelensky nga Tirana: Populli shqiptar, mbështetje të sinqertë në këtë kohë kaq të trazuar lufte
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhenë vendit të tij në këtë kohë të trazuar.
“I nderuar zoti kryeministër, të nderuar kolege, së pari dua t’ju falënderoj ju Edi, popullin tuaj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë që na keni dhënë ne.
Në fakt mbështetje që ne e kemi marrë në këtë kohë kaq të trazuar në luftë të skajshme. Madje edhe ne sot kemi parë mbështetjen e Shqipërisë
Ju keni kuptuar se çdo komb duhet respektuar. Këto janë parime që përkufizojnë çdo gjë të mirë që ofron një komb dhe rendi botëror”, tha Zelensky.
[/svt-event]
[svt-event title=”13:47” class=”svt-cd-black” ] Rama: Mbështetja për Ukrainën ndonjëherë ngecet
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të gjitha shteteve që ta ndihmojnë këtë shtet i cili është pushtuar nga Rusia.
Kreu i qeverisë shqiptare kishte edhe një kritike për ato shtete që mendojnë se lufta ndalet duke çarmatosur viktimën.
Sipas kryeministrin, “kjo është jo vetëm cinike, por edhe absurde”.
[/svt-event]
[svt-event title=”13:40” class=”svt-cd-black” ] Rama në konferencën me Zelensky-n: Jemi të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës
Kryeministri Edi Rama, në konferencën me presidentin Volodymyr Zelensky, është shprehur se i gjithë kombi shqiptar e mbështet Ukrainën.
Kreu i qeverisë theksoi se “jemi të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës”, duke shtuar se presidenti Zelensky po që qëndron për demokracisë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojnë të ndërtojnë.
[/svt-event]
[svt-event title=”13:10” class=”svt-cd-black” ] Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, liderët e pranishëm realizojnë foton familjare
Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve. Pas mbylljes së punimeve, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.
Të pranishëm në foton familjare ishin liderët e Evropës Juglindore dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili qëndronte në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.
[/svt-event]
[svt-event title=”12:29” class=”svt-cd-black” ] Zelensky: Bashkëpunimi ynë nuk e lejon Putinin të fitojë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij nga Tirana në samitin që po mbahet në kryeqytet, propozoi krijimin e një forumi për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.
“Propozojmë të krijojmë një forum të përbashkët mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. Së bashku me partnerët e mbrojtjes ndërmjet te gjithë bashkëpunëtoreve dhe rezistencës tonë në Ukrainë, nuk e lejon Putinin të fitojë”, tha ai.
Zelensky u shpreh se Ukraina gjatë gjithë kësaj lufte ka treguar se mund t’i bësh ballë të luftosh ndaj një armiku që duket se është një nga më të fortët në botë.
Ndër të tjera ia theksoi se çdo vend mund t’ja dalë mban nëse kombet e fundit bashkëpunojë për rezistencë.
[/svt-event]
[svt-event title=”12:18” class=”svt-cd-black” ] Rama: Nuk duhet ta lemë Rusinë të fitojë dhe Ukraina të humbasë
Kryeministri Edi Rama në Samitin për Ukrainën u shpreh se nuk do ta lënë Rusinë që të fitojë dhe Ukrainën të humbasë.
Ai theksoi se përpjekjet për paqe në Ukrainë duhet të vazhdojnë.
“Nuk duhet ta lemë Rusinë të fitojë dhe Ukraina të humbasë. Ëndrra jonë e përbashkët do të çohej në buzën e një të ardhme të errët. Ja pse duhet të mbështesim luftën dhe dinjitetin e Ukrainës. Duhet të vazhdojmë për një paqe të drejtë për Ukrainën. Deklarata që nënshkruajmë sot do të forcojë marrëdhëniet tona”, tha Rama.
[/svt-event]
[svt-event title=”12:10” class=”svt-cd-black” ] Zelensky nga Tirana: Dështimi i Putinit është siguria jonë
Nga Tirana Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha mesazhin se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.
Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës, u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi “dështimi i tij është siguri për ne”.
Po ashtu Zelensky, tha se Putini detyron edhe kombet e tjera që të bëjnë ashtu sic do ai.
[/svt-event]
[svt-event title=”12:07” class=”svt-cd-black” ] Rama thirrje shteteve: Mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje shteteve që të ndihmojnë Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht në luftën e saj kundër Rusisë.
Rama u shpreh se mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme dhe i vonesave burokratike.
Ai theksoi se “ka oportunistë cinikë që thonë se se të ndihmosh Ukrainën në qëndresën e saj ndaj ushtrisë pushtuese pengon kauzën e paqes”.
Por kreu i qeverisë shtoi se “të shpërblesh agresor nuk sjell paqe, por shtron terrenin për më shumë luftë”.
[/svt-event]
[svt-event title=”12:01” class=”svt-cd-black” ] Rama në krah të Zelenskyt: Putini nuk ia ka dalë
Kryeministri Edi Rama, hapi punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një të ardhme të përbashkët.
Ne fjalen e tij, Rama tha se Vladimir Putin nuk ia arriti qe te mboshte vullnetin e popullit ukrainas.
“Kjo është një luftë që as Ukrainë dhe as kombet nuk e zgjodhën, por një ngjizje nga një njeri. Prania juaj këtu është një kujtese që ai nuk ia ka dalë. Rusia neoimperialiaste nuk ja ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas. Nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën.
Putini donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje dite, Por sot Ukraina është më e ankoruar se kurrë në Evropë. Jemi bërë bashkë për të planifikuar të ardhmen tonë”, tha Rama.
[/svt-event]
[svt-event title=”11:43” class=”svt-cd-black” ] Çfarë deklaroi Vuçiç në Tiranë: Na pret një ditë e ngarkuar
Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili mbërriti në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, është shprehur se dita e sotme do të jetë e ngarkuar.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiç u shpreh se do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se temat do të jenë shumë të rëndësishme.
“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelenski. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duket”, tha Vuçiç.
[/svt-event]
[svt-event title=”11:34” class=”svt-cd-black” ] “Jo sanksione ndaj Rusisë”- Mediat në Beograd: Serbia do kërkojë ndryshimin e deklaratës
Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare.
Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës, por siç raporton B92, Vuçiç do të kërkojë që të hiqen sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe termi “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.
[/svt-event]
[svt-event title=”11:28” class=”svt-cd-black” ] Vuçiç shtrëngon duart me Ramën dhe Zelenskyn në Tiranë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shtrënguar duart me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Vuçiç është pritur në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve nga Rama dhe Zelensky, ndërsa kanë shkëmbyer me njëri tjetrin edhe një bisedë të shkurtër.
Kujtojmë që Serbia është i vetmi shtet në Rajonin tonë që nuk pranon të vendosë sanksione për Rusinë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.
[/svt-event]
[svt-event title=”11:18” class=”svt-cd-black” ] A do të ketë ballafaqim me Vuçiç? Ja si përgjigjet Vjosa Osmani! Tregon a do t’i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Kievi, do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës.
Kreu i Shtetit të Kosovës teksa mbërriti në tapetin e kuq për të marrë pjesë Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve u shpreh se gjithmonë e ka bërë kërkesën nga Kievi për njohjen e pavarësisë dhe se do të vazhdojë të bëjë.
E pyetur nëse do të ketë ballaqafim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po ashtu është pjesë e Samitit, Osmani u përgjigj se “kemi pasur gjithmonë ballafaqim”.
[/svt-event]
[svt-event title=”11:05” class=”svt-cd-black” ] Rama pret liderët e Evropës Juglindore në Pallatin e Kongreseve
Në Tiranë zhvillohet sot Samiti i Evropës Juglindore-Ukrainë, që do bashkëdrejtohet nga Rama dhe Zelensky.
I pari që ka mbërritur ka qenë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka qëndruar për disa minuta në tapetin e kuq, ku ka diskutuar me kryeministrin Edi Rama.
[/svt-event]
[svt-event title=”10:44” class=”svt-cd-black” ] Mbërrin në Shqipëri Aleksandër Vuçiç, shoqërohet nga eskorta
Ka mbërritur në Shqipëri, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do marrë pjesë në Samitin e Ukrainës.
Vuçiçin e shoqëron eskorta e tij, por edhe forca të shumta policie.
[/svt-event]
[svt-event title=”10:27” class=”svt-cd-black” ] Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ceremonia e firmosjes së traktatit erdhi pas takimit kokë më kokë të kreut të qeverisë me presidentin ukrainas në Kryeministri.
Para nënshkrimit të traktatit, Volodymyr Zelensky i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.
[/svt-event]
[svt-event title=”9:56” class=”svt-cd-black” ] Snajperë në tarracat e godinave, masat të forta të sigurisë për pritjen e Zelensky-t
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy është pritur në Tiranë nën masa të forta sigurie.
Teksa Zelensky ndodhet në kryemimistri në takimin kokë më kokë me kreun e qeverisë Edi Rama, janë vendosur snajperë në tarracat e godinave.
[/svt-event]
[svt-event title=”9:46” class=”svt-cd-black” ] Mikpritja e Zelenskyt, Rama publikon pamjet e takimit brenda kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e mikpritjes për herë të parë në Shqipëri, të Presidentit të Ukrainës, e Volodymyr Zelenskyt.
Kreu i qeverisë e ka pritur Zelenskyn në hyrje të godinës së qeverisë më pas e ka shoqëruar brenda ambienteve deri në zyrën e tij.
Rama i ka dhuruar Zelenskyt edhe librin e tij me piktura.
[/svt-event]
[svt-event title=”9:03” class=”svt-cd-black” ] Mbërrin në Kryeministri, presidenti ukrainas Zelensky! Pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama
Ka mbërritur në Kryeministri, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në godinën e qeverisë.
[/svt-event]
[svt-event title=”8:54” class=”svt-cd-black” ] Zelensky: Përpjekje për të siguruar paqe! Ja fushat ku do bashkëpunojmë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për vizitën e tij në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se do ta kohet me kryeministrin Rama, të cilin e quan mik të palëkundur të Ukrainës.
Ai shprehet se Shqipëria është një nga vendet që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7, për të cilën jemi shumë mirënjohës.
Zelensky thekson se do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politike, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.
[/svt-event]
[svt-event title=”8:35” class=”svt-cd-black” ] Mesazhi i presidentit Begaj: Vullnet dhe dëshirë për paqe
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.
“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.
Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
[/svt-event]
[svt-event title=”8:31” class=”svt-cd-black” ] Ministri i Jashtëm i Ukrainës flet shqip: Shpresoj të mos bëj gabim…
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Shqipëria e meriton plotësisht integrimin në Bashkimin Europian duike uruar që kjo të ndodhë sa më shpejt.
Gjatë një konference me homologun shqiptar, Ilgi Hasani, ministri Kuleba theksoi se “vendi juaj e meriton, me kaq shumë të drejtë”.
Në mbyllje të fjalës ministri Kuleba foli shqip teksa u shpreh se “Faleminderit shumë të dashuar miq”, ndërsa theksoi: “Shpresoj se do të kuptoni nëse bëj ndonjë gabim.”
[/svt-event]
[svt-event title=”8:21” class=”svt-cd-black” ] Ministri i Jashtëm, Igli Hasani pret homologun e Ukrainës: Së shpejti hapet ambasada e Shqipërisë në Kiev
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet ambasada e Shqipërisë në Kiev. Deklarata u bë gjatë konferencën e përbashkët me homologun e Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Në fjalën e tij, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës dhe dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës.
Hasani deklaroi se po vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.
[/svt-event]
[svt-event title=”8:14” class=”svt-cd-black” ] Rama: Zelensky, lider i rezistencës heroike ukrainase
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mirëseardhje për Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Me anë të një postimi në facebook, Rama thotë Zelensky është lider heroik i Ukrainës, ndërsa thekson se takimi i sotëm është një solidaritet kundër agresionit rus.
[/svt-event]
[svt-event title=”8:12” class=”svt-cd-black” ] Gati Samiti për Ukrainën! Bulevardi i bllokuar dhe masa të rrepta sigurie
Pak orë para nisjes së Samitit Ukrainë-Europa Juglindore duket se gjithçka është gati për të pritur presidentin Volodymyr Zelensky dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
Panorama sjell pamjet nga Pallati i Kongreseve ku edhe do të zhvillohet Saimiti, ku në hyrje është vendosur ngë banderolë me emrin e Ukrainës.
[/svt-event]
[svt-event title=”7:28” class=”svt-cd-black” ] Ministri Igli Hasani pret në aeroport Volodymyr Zelenskyn
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Ministri Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.
[/svt-event]
[svt-event title=”7:12-” class=”svt-cd-black” ] Nga takimi me Ramën te firmosja e marrëveshjeve, zbardhet axhenda e Presidentit ukrainas
Zelensky do të marrë pjesë në punimet e Samitit, ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. Sipas xhendës, ai do të pritet sot në orën 09.00 nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar takimin kokë më kokë në Kryeministri.
Sipas axhendës së publikuar, rreth orës 9:30 të dyja delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Më pas rreth orës 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët RamaZelensky.
[/svt-event]
[/svtimeline]
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al