Miratimi i rezolutës në Parlamentin Europian/ Balla bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë: Na rikonfirmoi se…

Mar 4, 2021 | 18:47
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas miratimit në parim të Projekt-Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

taulant balla

Teksa zhvilloi një bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë, Isabel Santos, Balla e falënderoi për raportin e përgatitur ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”.

Balla thekson se ky raporton konfirmon vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të pa përmbushur që të lidhet me Konferencën.

Postimi i plotë:

Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura