Kreu i PL, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për të miratuar vendimin lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se liberalizimi i vizave për Kosovën e afron më tepër rajonin në BE dhe se qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin lirisht si të gjithë fqinjët e tyre.
Sakaq shtoi se PL me këtë vendim dëshmon themelet e fuqishme të shtetit që ka ndërtuar.
“E afron të gjithë rajonin tonë më shumë me BE. Qytetarët e Kosovës do lëvizin lirisht si të gjithë fqinjët e tyre dhe duke gëzuar mundësi të reja në fushën e biznesit dhe çdo gjë tjetër. Ky vendim i sotëm i PL dëshmon për themelet e fuqishme të shtetit që ata kanë ndërtuar dhe liberalizimi i vizave hap një kapitull të ri për qytetarët me të drejta të plota në familjen europiane”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al