Mitrush Kuteli në “mbrojtje” të Teatrit/ Rajmonda Shundi: Kjo skenë me mbi 20 vite luftë për mbijetesë i bashkohet klithjes së mjeshtrit të tregimit

Dec 17, 2019 | 9:58
SHPËRNDAJE

Në një kohë kur artistë të shumtë kanë muaj e muaj që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Rajmonda Shundi vë në skenën e një teatri që siç thotë ajo ende nuk ka drita, ujë dhe është nën kujdesin e atyre që e duan fort historinë dhe artin, rrëfimet për shkrimtarin e quajtur neutral, jashtë politikës, me një histori mahnitëse për tu përcjellë, Mitrush Kutelit.

kteili

“Nuk harrojmë Mitrush Kutelin” do të shfaqet ditën e mërkurë, datë 18 dhjetor 2019, një nga eventet që po organizohen në kuadër të festivalit për mbrojtjen e teatrit.

Por si lindi ideja e zhvillimit të këtij aktiviteti?

Rajmonda Shundi në cilësinë e moderatores së këtij eventi shpjegon se “Tashmë me zhvillimet e muajve të fundit, ku teatri është kthyer në një teatër partizan, mendova se ishte hapi i duhur për tu bërë pasi mu duk në sintoni të plotë me emrin që do ti sjellim publikut”.

Janë aktivitete në vijim të festivalit në mbrojtje të teatrit. Kam qënë present në lidhje me zhvillimet për fatin e godinës së teatrit që në krye të herës. Jo shumë fizikisht sesa mbështetëse me miq e kolegë dhe natyrish me shkrimet e mia mbi pse/në e mos shëmbjen së  asaj godine mrekulli sipas gjykimin tim.  Tashmë me zhvillimet e muajve të fundit, ku teatri është kthyer në një  teatër partizan, mendova se ishte hapi i duhur për tu bërë, pasi mu duk në sintoni të plotë me emrin që do t’i sjellim publikut. Në teatër ende nuk ka drita, ujë dhe kujdesohet nga ata që e duan fort historinë dhe artin. Mu duk një strehëz ideale tu rrëfehet gjithkujt.  Jeta dhe dicka më shumë nga shkrimtari i quajtur neutral, jashtë politikës, me një histori mahnitëse për tu përcjellë.

Gjykoj se kjo skenë e cila ka më shumë se 20 vite luftë për të mbijetuar, i bashkohet klithjes së poetit, përkthyesit, kritikut, përralltarit, publicistit, studiuesit të shkencave ekonomike dhe mbi të gjitha, mjeshtrit të tregimit Mitrush Kuteli. Kadare një nga personazhet emblematik të  romanit “Nëntorit i një kryeqyteti” Adrian Guma (interpretuar mjeshtërisht nga aktori Agim Qirjaqi, ose “Radiostacioni” në versionin kinematografik) i është referuar pikërisht figurës së Kutelit. Sjellja e tërhequr e shkrimtarit neutral po sipas këtij romani citon – “Koha jonë, koha juaj, koha e tyre. Po ajo është një drepi e mori, duam apo nuk duam ne.”, thotë Shundi.

Të ftuarit janë emra të mirënjohur nga të gjithë. Ja çfarë tregon Rajmonda për rolin e tyre në eventin “Nuk harrojmë Mitrush Kutelin”.

“Të ftuarit janë emra të mirënjohur nga të gjithë. Bëra bashkë Justina Aliaj, Edmond Budina, Naun Shundi, Blendi Fevziu,Nasho Jorgaqin si dhe vajzën e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko.  Artistët do të interpretojnë copëza nga shkrimet, poezitë, kritikat dhe përallat aq të dashura për shumë kënd. Atalanta Pasko dhe Jorgaqi do të na qartësojë disi mjergullën mbi shumcka është hedhur apo folu për të atin. Edhe për akuzën e bashkëpunimit me Gjermanët në betejënn e Stalingradit nga Kadare. Janë shkruar pa fund artikuj dhe histori të vërteta, të fryra, dashakeqe e të paqëna mbi Kutelin. Ndaj ky takim do të mundësojë qartësimin e një pjese të tyre. Nasho Jorgaqi është emri që ka punuar në kohën kur Kuteli përkthente me normë  në shtëpinë botuese “ Naim Frashëri”, duke i mbetur  kwshtu pak kohë për krijimet, ndaj ka shumë për të treguar për të. Do të dëgjojmë se si funksionote ajo kohë a pas luftës , si u izolua shkrimtari nga Lidhja e Shkrimtarëve. Se si miqtë e vecantë e ndihmonin të kalonte atë situatë. Se si vdiq “Natyralish” pasi deklarojë mes miqsh se “Tani do iki, të paktën tu lë fëmijëve rrugën e lirë”. Se si Kadare e akuzoi si bashkëpunëtorë në betejen e Stalingradit'”, u shpreh Shundi.  

Gazetari i mirënjohur Blendi Fevzi u tregua mjaft i gatshëm në ftesën për të qënë pjesë e panelit tonë duke na ndihmuar në qartësimin e tymnajës së dokumentave apo tezava mbi këtë emrër të letërsisë sonë. Shumë kush mund të harrojë apo mënjanojë atë cka Kuteli ka lënë në arkivat tona. Por ka edhe nga ata që nuk harrojnë dhe e harrojnë atë.  Ne do të përpiqemi të sjellim dicka nga ky emër kaq dinjitoz në letërsisë tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura