Moderatorja që la papritur shtëpinë e BBV, zbulon surprizën që nuk i shkonte askujt në mend…

Jan 4, 2023 | 8:12
SHPËRNDAJE

Moderatorja Zhaklina Gjolla e cila doli nga shtëpia e Big Brother VIP 2 me dëshirën e saj saj shpjegoi të martën arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi, duke thënë se brenda iu krijua një ambient toksik që nuk mundi ta përballonte.

zhak

“Unë prisja pak më shumë dashuri, por nëse do bëja diçka ndryshe, do ishte të mos harroja që kjo është lojë dhe të kisha më pak respekt për ta. Kur mora vendimin për të dalë, ishte një ditë e mirë por pastaj jo më, se kuptova se duhet të bëhesha shumë e keqe, me batuta helmuese por nuk jam ajo. Ishte një dilemë e madhe për mua. Orët ishin shumë të gjata, kisha humbur sensin e kohës, në shtëpi mu krijua një situatë toksike, ndjeja negativitet. Nuk ndieja energji të mirë. Nuk gjeta dashuri aty, dhe e kuptova që duhet të gjej vendin tim.”

Por nëse në një moment të lojës ajo do të ishte eleminuar nga publiku, bileta do ta çonte atë sërish në lojë. Zhaklina hapi në studio pakon e saj e cila kishte një biletë ‘vajtje-ardhje’.

“Çfarë shansi ke humbur”, i tha opinionistja Zhaklinë Lekatari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura