Elvana Gjata prej kohësh na ka munguar jo vetëm me projekte muzikore, por edhe në rrjete sociale.
Ditën e djeshme, këngëtarja publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram për të uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan me motive tradicionale, ku janë improvizuar edhe krahët e shqiponjës.
“Një komb, një gjak, një flamur!“, shkroi ajo krahas fotos.
Komentet në postimet e saj të rralla janë të shumta, ashtu siç nuk mungojnë as ato nga Ermal Mamaqi.
“Elvana mos fluturo shumë… Jo se duket që të kanë dalë flatrat në kokë!“, shkroi aktori i humorit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al