“Mos humb kohë me dokrra të vjetra”- Rama i përgjigjet Bashës: 5 qershorin e ke aty! Mos harro, s’presim dot gjatë!

Jul 30, 2020 | 17:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në Twitter kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke theksuar se reagimi i tij është i nxituar në lidhje me ftesën e tij për të reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese.

edirama

Rama thotë se marrëveshja e 5 qershorit është aty, por tani duhet integruar edhe 30 korriku

Rama në Twitter:

Lulzim Basha reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës!

Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra, duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor, ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun! Ta bëjmë së bashku e mos harro, s’presim dot gjatë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura