“Mos i humb vlerat që ke”- Beniada Nishani i përgjigjet kritikës së ndjekësit: Komentet mbaji për vete

Jun 3, 2022 | 19:55
SHPËRNDAJE

Modelja dhe moderatorja Beniada Nishani ka publikuar së fundmi një mesazh që ka marrë nga një ndjekës në rrjetet sociale, i cili e kritikon se nuk ka bërë një postim në Instagram në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Ndjekësi, emrin e të cilit Beniada nuk ka preferuar ta bëjë publik, shkruan:

“Beniada, sido që të keni shkuar me familjen e xhaxhi Bujarit, ti duhet ta kishe nxjerrë te faqja jote se ai është gjaku jot. Mos i humb vlerat që ke marrë.”

Në postimin e saj në Instastory Beniada ka sqaruar përsëri lidhjen farefisnore që ka mes ish-kreun e shtetit. Ajo shton se dhimbja dhe respekti për një person që nuk është nuk tregohet përmes Instagramit, ndaj këto komente ndjekësit duhet t’i mbajnë për vete.

“Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një persona që nuk është mes nesh nuk tregohet nga Instagrami. Se kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai por kushëriri i babit. Mendoj se komentet në këto raste është më mirë ti mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. Faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan. Beniada.”- shkruan modelja.

Kujtojmë se Beniada reagoi menjëherë e pikëlluar në rrjetet socaile për vdekjen ish-Presidentit.

“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten”- shkroi ajo.

Ajo mori gjithashtu pjesë në homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani që u zhvilluan ditën e djeshme, mes shumë emrave të politikës dhe ekranit. Beniada është fotografuar nga Panorama.al e vetme teksa shkon për homazhe në ambientet e presidencës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura