“Mos preken serverat dhe kompjuterat e gazetarëve”/ Strasburgu rrëzon SPAK-un për çështjen e të dhënave personale

Apr 22, 2021 | 20:46
SHPËRNDAJE

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit online Lapsi.al, duke pranuar ankimimin e gazetarëve të Lapsit me urgjencë.

BUSHATI DHE SHKULLAKU NE SPAK - Gazetaret e njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke dale nga Prokuroria e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila i ka thirrur drejtuesit e portalit Lapsi.al, lidhur me hetimin per te dhenat e 920 mije votuesve qe perdoreshin nga Partia Socialiste (PS). SPAK ka kerkuar bllokimin e serverit te Lapsi.al per nje periudhe disamujore, me qellim hetimin e dokumenteve dhe publikimet qe jane bere nga gazetaret per dosjen e te dhenave qe perdorte Partia Socialiste per te ndikuar te votuesit (e ashtuquajtura skema e patronazhit (patronazhistet). /r/n/r/nBUSHATI AND SHKULLAKU AT SPAK - Well-known journalists Andi Bushati and Armand Shkullaku, coming out of the Special Prosecution Against Corruption and Organized Crime (SPAK), which has summoned the administrators of the portal Lapsi.al, regarding the investigation into the data of 920 thousand voters used by the Socialist Party (SP). SPAK has requested the blocking of the Lapsi.al server for a period of several months, in order to investigate the documents and publications made by journalists about the data file used by the Socialist Party to influence voters (the so-called patronage scheme).

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të urdhërojë Shqipërinë të mos zbatojë vendimin kontrovers të gjyqtares Iliriana Olldashi për sekuestrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve te Lapsi.al, në një masë pezullimi që është përdorur rrallë dhe në raste ekstreme nga kjo gjykatë, bëri të ditur avokati Dorian Matlija.

Gjykata njoftoi Matlijan përmes postës elektronike për vendimin, pasi ai dorëzoi kërkesën për llogari të gazetarëve të Lapsi.al, të cilët kanë apeluar vendimin e Olldashit.

“Më 21 prill 2021, Gjykata (gjyqtari në detyrë), vendosi, në interes të palëve dhe të kryerjes së përshtatshme të procesit para saj, t’i tregojë Qeverisë së Shqipërisë nën Rregullin 39 se autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit nr. 131, dt. 18 Prill të Gjykatës së Shkallës së Parë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit për sekuestrimin e pajimeve të magazinimit të të dhënave dhe kompjuterëve/të dhënave elektronike që i përkasin aplikantit,” shkruhet në letër.

Matlija i tha BIRN se vendime të tilla merren nga Gjykata e Strasburgut vetëm në rrethana ekstreme kur rrezikohet jeta apo të drejtat shumë thelbësore në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme.

“Në dijeninë tonë, ky është vetëm rasti i dytë që Gjykata jep një vendim të tillë për çështje të lirisë së shprehjes. E para më 2018 kundër Ukrainës dhe e dyta kjo sot,” tha Matlija.

SPAK çuditi ekspertët e lirisë së shprehjes kur të dielën pranoi një kërkesë të prokurorisë për sekuestrimin e pajimeve të gazetarëve, si pjesë e hetimit për databazën masive që supozohet se i përket Partisë Socialiste, në të cilën mbahen të dhëna personale të të gjithë votuesve të Tiranës. Lapsi.al publikoi fillimisht lajmin për ekzistencën e databazës, e cila më pas rrodhi në internet deri sa u bë një sekret që e dinë të gjithë.

Megjithatë, pavarësisht se databaza qarkullon në internet, SPAK kërkoi ta merrte atë dhe burimin se nga kishte rënë në duart e gazetarëve, duke e kërkuar te Lapsi.al. Drejtuesit e Lapsit, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku refuzuan me qëllim që të mbronin burimin e tyre të informacionit.

E drejta Evropiane i jep të drejtë gazetarëve të mos tregojnë burimin e një informacioni para prokurorëve apo gjykatës dhe i kërkon autoriteteve të ezaurojnë të gjitha mjetet e disponueshme hetimore para se të pretendojnë të kenë akses te të dhënat e gazetarëve. /BIRN/

Link urdhri: COURT-#7003525-v2-20204_21_LE2_2a_R39_Granted_Only

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura