Moti i keq shkakton përmbytje, Sali Berisha niset drejt Shkodrës: Gjendja emergjente!

Nov 21, 2022 | 9:40
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset drejt Shkodrës, për të parë situatën e përmbytjeve atje për shkak të motit të keq.

sali berisha ne kryesi

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike, thotë se Berisha do të vizitojë zonat e Shkodrës, pasi situata është emergjente.

“Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftimin e PD.

Për shkak te motit te keq eshte ndërprerë qarkullimi ne aksin Shkodër- Tirane tek Harku i Berdices per shkak te prezencës se ujit rreth 50cm dhe për shkak te dëmtimit te urës se vjetër te Bahcallekut ku mbeturinat e saj janë përplasur ne urën ekzistuese te Bahcallekut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura