Moti merr kthesë të papritur në Elbasan/ Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë rrëzojnë disa pemë, dëmtohet disa biznese (FOTO)

Jul 17, 2024 | 18:57
SHPËRNDAJE

Teksa në vend prej disa ditësh mbizotërojnë temperaturat ekstreme, në Elbasan moti ka marrë një kthesë të papritur sot (17 korrik).

94c01338-1ad7-498e-aff7-c59344ae0328-723x450

Për rreth një orë, qyteti është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.

Si pasojë e këtij moti, janë shkulur disa pemë si dhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh.

Për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa autoritetet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

4555 23333 1222

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura