“Mua më ndal veç plumbi!”- U pezullua sot nga detyra, nënkomisarja e Policisë së Elbasanit e “sfidon” shefat! Anisa Kostani shfaqet me celular duke drejtuar makinën

Aug 19, 2022 | 16:11
SHPËRNDAJE

Reagimi i ashpër i Anisa Kostanit ndaj gazetarëve për raportimin mbi vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, e ka vendosur nënkomisaren e policisë në qendër të kritikave.

640-0-1660846501xpol-671

Pas postimit ku ofendonte gazetarët dhe u jepte “leksione” për raportimin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano vendosi ta pezullonte nga detyra, ndërsa Agjencia e Mbikqëyrjes Policore njoftoi se ka nisur një hetim ndaj saj.

Por duket se Kostanit nuk i del “inati” ndaj këtyre zhvillimeve, teksa ka vendosur t’i injorojë. Në profilin e saj social në Insta-Story, Kostani ka publikuar një video duke drejtuar makinën.

Ndërsa në sfond, shfaqej kënga e reperit Unikkatil – “U qova pi vorri” (u çova nga varri). Kënga e reperit kosovar është rreth 4 minuta, ndërsa Kostani ka publikuar vetëm pjesën e refrenit, ku ndër të tjera thuhet “un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.

Por Kostani është “penduar” dhe e ka fshirë postimin nga Instagram, kjo mbase se ajo po shkelte një prej rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Ndërkohë në rrjetet sociale, përveç statusit që i kushtoi përkohësisht vendin e punës, ajo ka qenë “aktive” dhe me komentuesit të cilët e kanë ngacmuar për fotot që publikon, e të tregojë nëse “me rrogë policie e mbulon këtë luks”.

ggg-640x656

Në fotot më poshtë shihen replikat e Kostanit me një komentues, ku diskutimi mes tyre ka arritur deri tek “m*ti i Dubait”.

“Ty s’të ka zënë gjumi duke menduar për lux-in tim?”, i përgjigjet Kostani ndjekësit.

Ndërkohë një tjetër komentues i shkruan: “vendi jot është të shkosh në Dubai të hash m**in e sheikëve”.

Kostani nuk ia përton dhe i kthehet: “Sa po e ha pa lekë këtu, shko haje në Dubai më mirë se paske info të sakta”.

299466615_10228859735095583_3578326936706926835_n-461x1024-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura